Rusia kryen sulmin e paralajmëruar, bombardon antenën e televizioneve në Kyiv

Gazeta ukrainase “The Kyiv Indepedent” ka raportuar se para pak minutave Rusia ka bombarduar antenën e televizioneve në kryeqytetin e Ukrainës.

Siç shkruan gazeta ukrainase, televizionet ukrainase kanë ndaluar se punuari disa minuta më herët.

Edhe gazetari ukrainas Ilia Ponomarenko ka publikuar pamjet e këtij sulmi të Rusisë, duke thënë se Rusia po tenton të ndërprejë komunikimin në Ukrainë.

Ky sulm vjen vetëm pak minuta pasi zyrtarë të Rusisë u kishin paralajmëruar se do të godasin në disa caqe në kryeqytetin e Ukrainës, përfshirë edhe sistemin e komunikimit të Ukrainës.

Ndaj kësaj kishte reaguar ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, duke thënë se një gjë të tillë Rusia e synon me qëllim që pastaj të përhap lajme të rreme kinse “pushteti në Ukrainë është pranuar të kapitullojë”.