Një i vdekur si pasojë e aksidentit në Shtedim të Podujevës

Një person e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Shtedim të Podujevës.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Muhamet Ymeri, shefi i ndërrimit në Emergjencën e këtij qyteti.

Në lidhje me këtë rast, nga Policia e Kosovës nuk kanë dhënë ende ndonjë përgjigjje.