Rusia po pëson humbje të mëdha në lindje

“Rusia ka shënuar humbje të shumta në lindje të Donetskut në Ukrainë, ndërsa po përgatit sulme të reja ndaj infrastrukturave energjitike të vendit tonë”, tha më herët presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Sulmet shumë intensive ruse në rajonin e Donetskut vazhdojnë. Armiku po pëson humbje të mëdha atje”, tha Zelensky në video-mesazhin e tij të transmetuar sonte vonë.

Zelensky tha se ai beson se Rusia “po mbledh forca dhe mjete për një përsëritje të mundshme të sulmeve masive në infrastrukturën tonë, kryesisht infrastrukturën energjitike./abcnews.al/