Sa e frikshme aq edhe e bukur: Momenti kur rrufeja godet 11 herë në të njëjtin vend për 8 sekonda (video)

Teksas Juglindor përjetoi një stuhi të fortë dhe me shira të mëdha, por ajo që vërtet tronditi njerëzit ishte një rrufe që goditi të njëjtin vend 11 herë në 8 sekonda.

Rrufeja u kap në një video nga reporteri i KHOU 11, Brett Buffington dhe që atëherë ajo ka shkuar virale me mbi 350,000 shikime në Facebook.

Rrufeja e jashtëzakonshme mbi Wallert dhe Fort Bend County në Texas ndau qiellin saktësisht në gjysmë duke u dukur si një tel elektrik me tension të lartë që lidh qiellin me Tokën.

Shikoni pamjet: