Sa subjekte politike, kandidatë për kryetarë dhe asamble garojnë në zgjedhjet e sotme?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale që po mbahen sot ka certifikuar 89 subjekte politike.

Nga këto janë 32 parti politike, një koalicion, 33 iniciativa qytetare dhe 23 kandidatë të pavarur, njofton Klankosova.tv.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale është pesë mijë e 364 kandidatë – ku nga ta janë tre mijë e 413 meshkuj dhe një mijë e 951 gra.

Nga ta janë 166 kandidatë për kryetarë të komunave – 152 meshkuj dhe 14 gra.

Ndërsa kandidatë për kuvende komunale janë pesë mijë e 198 – tre mijë e 261 meshkuj dhe një mijë e 937 gra.