Dehari: Përgjegjës për vrasjen e Astrit Deharit, përveç organeve shtetërore i quan edhe Baton Haxhiun, KMDLNJ-në dhe Insajderi-n

Pas marrjes së raportit nga instituti zviceran, ka folur babai i Astrit Deharit.

“Tash sa dolëm nga prokuroria ku ishin të pranishëm kryeprokurori dhe Metush Biraj Raportin na e kanë dhënë në dy kopje, në dy gjuhë dhe të përkthyerSipas konkluzioneve, bëhet fjalë për vrasje e jo për vetëvrasje, sipas ekspertizës. Bëhet fjalë për vrasje, dhe duhet të hapen hetimet për vrajsen”, ka thënë ai.

Babai i Astritit, përveç organeve shtetërore i ka akuzuar edhe Baton Haxhiun e Klan Kosovën, KMDLNJ-n dhe portalin Insajderi, për të cilët tha se me mish e me shpirt janë munduar që këtë ta paraqesin si vetëvrasje.