Sadri Selimi “Hakareti” ftohet nga Gjykata Speciale

Ftesat e Gjykatës Speciale po vazhdojnë të vijnë njëra pas tjetrës, shkruan Fokusi.info.

Sipas burimeve të Fokusi.info, i ftuari i radhës është veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadri Selimi “Hakareti”, i cili është ftuar në cilësinë e të akuzuarit.

Sadri Selimi “Hakareti” ishte ushtar dhe epror i disa zonave, e kryesisht i Zonës Operative të Shalës.

Ai aktualisht jeton në Finlandë me familjen e tij./Fokusi.info/