Sali Berisha shkon për herë të parë në SPAK

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, do të paraqitet për herë të parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për t’u marrë në pyetje sa i takon aferës së ish-klubit sportiv “Partizani”.

Ai ka dalë nga banesa e tij i shoqëruar nga forca policie, por i buzëqeshur duke thënë një fjali të vetme: “Beteja pa kthim vazhdon!”

Berisha ndodhet në arrest shtëpiak që prej 30 Dhjetorit. Nuk dihet ende nëse ai do pranojë të shkojë në SPAK, pasi në kohën kur i ishte caktuar masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” nuk e zbatoi asnjëherë duke e cilësuar vendimin e gjykatës si antikushtetues.

Kryedemokrati akuzohet për “korrupsion pasiv” lidhur me aferën, për të cilën u prangos edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Ky i fundit është nën hetim për pastrim parash.