“Salih Zyba është polici i Vetëvendosjes” – Haki Abazi tregon se a ishte afër përplasjes fizike me deputetin Zyba

Deputeti, tanimë i larguar nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka folur sa i përket përplasjes verbale që ka pasur me deputetin tjetër, Salih Zyba.

Ai në ATV thotë për Zybën se është polici i i Vetëvendosjes.

Abazi tregon se sa herë që ka marrë fjalën për të folur, Zyba ka qenë ai që e ka ndërprerë.

“Ideja është që zoti Zyba edhe në grupin parlamanetar kur mbahen takimet, sa herë kam fol, sa herë kam paraqit qëndrim, ka qenë si duket polici i Grupit Parlamentar që flet diçka, komplet pa kuptimtë për ta relativizu qëndrimin e deputetëve, jo vetëm fjalën time por të kushdo që ka marrë fjalën dhe pozicionimin për të thënë diçka përmbajtësore, zoti Zyba është ai polici i grupit parlamentar”, shprehet ai.

Abazi, poashtu tregon arsyen se pse iu drejtu Zybës duke i thënë mbylle gojën.

“E vetmja formë për të vazhduar mendimin edhe artikulimin e qëndrimit tim ishte që përfundimisht t’i thoja mshele gojën sepse nuk është forma me të cilën komunikohet”, thotë deputeti Abazi.

Lëvizja Vetëvendosje e ka përjashtuar nga Grupi Parlamentar, deputetin Haki Abazi.

Ai, sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, është parë i ulur vetëm, pas ulëseve të deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, afër deputetit të larguar nga LVV-ja, Fatmir Humolli.