Sassuolo e ndal Juventusin me barazim (2:2), mundësi për Interin (video)

Sassuolo ia ka ndërprerë Juventusit serinë prej katër fitoreve radhazi, duke e ndalur me një barazim 2:2 dhe duke i dhënë Interit mundësi ta kalojë kampionin në fuqi në krye të renditjes në Serie A.

Edhe pse kaloi e para në epërsi falë golit brilant nga qendërmbrojtësi Leonardo Bonucci, Juventusi i pranoi dy gola nga Jeremie Boga dhe Francesco Caputo dhe iu desh një gol nga penallti nga Cristiano Ronaldo për t’i shpëtuar humbjes të dielën në Allianz Stadium.

https://streamable.com/sqr18