SBASHK-u nesër mban takim, diskutohet për gjendjen aktuale në arsim

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës të hënën do të mbajë një takim me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve, që nga çerdhet e deri në universitete.

Takimi do të nisë në orën 10:00, në sallën e takimeve në Qendrën e studentëve, te selia e SBASHK-ut, thuhet në njoftimin për media të kësaj sindikate.

Sipas njoftimit, në takim pritet të diskutohet vendimi i MASHT-it për mos-shpërndarjen e teksteve shkollore.

“Në këtë takim do të bashkëbisedohet për gjendjen aktuale në arsim, për problemet lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor, për vendimin skandaloz të MASHTI-it për tekstet shkollore e për shumë çështje të tjera”, shkruan RTK.