Së paku 200 izraelitë të vdekur dhe 232 palestinezë u vranë nga sulmet ajrore në Gaza

Numri i izraelitëve të vrarë nga sulmet e Hamasit ka shkuar në të paktën 200, raportojnë mediat lokale.

Më shumë se 1,100 persona të tjerë janë lënduar – sipas ministrisë izraelite të Shëndetësisë.

Në anën tjetër, raportohet se së paku 232 palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza, bazuar në raportin e autoriteteve të shëndetësisë.

Shifrat e fundit sugjerojnë se 1,610 persona janë lënduar nga sulmet.