Rritje e frikshme e rasteve të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 3.160 testime, 221 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.688.

Në total numri i rasteve aktive është 888.