Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Adem Mikullovcin

Me një minutë heshtje, në nderim të Adem Mikullovcit, ka nisur vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës.

Kryetarja e kuvendit Vjosa Osmani në fjalën hyrëse ka ngushëlluar të gjitha familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre nga pandemia Covid-19.

Ajo po ashtu ka apeluar tek deputetet që t’u përmbahen rregullave kundër covid-19.

Në këtë seancë Kuvendi i Kosovës sot do të hedhë sërish në votim Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, që midis tjerash, parasheh ndryshimet ligjore që mundësojnë tërheqjen e 10-përqindëshit nga Trusti.