Seanca për zgjedhjen e Vjosa Osmanit kryeparlamentare, do të mbahet në ora 19:00

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca për zgjedhjen e kryeparlamentares do të mbahet sonte në orën 19:00.

Këtë e ka konfirmuar nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci.

“Kryesia sapo e mbajti një mbledhje për të shqyrtuar kërkesën e 42 deputetëve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme. Kjo seancë u vendos në Kryesi që të mbahet sonte në ora 19:00”.

“Seanca ka një pikë të rendit të ditës: zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kuvendit të Kosovës”.

“Vjosa Osmani do të jetë e kandiduar nga Lëvizja Vetëvendosje si kryeparlamentare e Kuvendit të Kosovës”.