“Gjykata Speciale nuk është duke e bërë detyrën e vet për çka është themeluar”

Avokati i licencuar nga Specialja, Skender Musa, ka thënë që Gjykata Speciale nuk po e bën detyrën për të cilën është themeluar.

Musa ka treguar që për sa kohë kjo gjykatë do të mund të jetë aktive dhe të operojë për të shqyrtuar rastet që i ka në domenin e saj.

“Afati është i papërcaktuar në bazë të kornizës ligjore është paraparë që derisa të përfundojnë të gjitha rastet nga prokurori special. Megjithatë, rastet që janë në procedurë do të marrin shumë kohë dhe mendoj që do të mund të zgjasin 5-7 vjet rastet aktuale. Ndodh që mund të ketë edhe të tjera raste”, ka thënë Musa në Klan Kosova.

Tutje Musa tha që sa i përket çështjet të afatit, kjo nuk varet shumë edhe nga Këshilli i Evropës.

“Kjo sepse të gjitha gjykatat ndërkombëtare varen politikisht nga organi që ka insistuar që t’i themelojë. Në këtë rast, dihet që Gjykata Speciale është themeluar me një presion shumë të madh nga Këshilli i Evropës, vendet e BE-së, SHBA-të, por ndikimi i madh për me lobu për Gjykatën Speciale ka qenë nga Serbia dhe Rusia”.