Sefaj nga BSPK: Sindikatat nuk janë barrikaduar, na është mbyllur dera nga Qeveria

Ali Sefaj nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura ka thënë në Politiko se si këshill grevistë janë të gatshëm për marrëveshje me Qeverinë e Kosovës me qëllim që të gjejnë zbatim kërkesat e tyre, shkruan Gazeta10.

Sefaj ka theksuar se sindikatat nuk janë barrikaduar, por atyre iu është mbyllur dera çdo herë.

“Kurti është thirrur si lider i opozitës duke na mbështetur për vite. Në kemi kërkuar Ligjin e Pagave. Ne si Këshill grevistë jemi të gatshëm të bëjmë marrëveshje me Qeverinë që të adresojmë kërkesat tona dhe të gjejnë zbatim. Ne nuk jemi barrikaduar, porn a është mbyllur dera dhe s’na është lënë derë as të dalim. Ne i kemi pesë kërkesa të zgjidhen gjatë procesit, se edhe po ta ketë shkopin magjik s’do të mundet”, tha Sefaj në Politiko.