Sejdiu: Konjufca e Aliu ishin pro rrëzimit të qeverisë edhe me votat e listës serbe

Dardan Sejdiu nga Partia Socialdemokrate ka thënë se Glauk Konjufca e Liburn Aliu janë deklaruar pro rrëzimit të Qeverisë Haradinaj edhe me votat e Listës Serbe.

Sipas tij ka qenë pikërisht PSD-ja, ajo që ka kundërshtuar kategorikisht rrëzimin e Qeverisë me votat të Listës Serbe.

“Liburn Aliu e ka thënë, Glauk Konjufca e ka thënë në Kuvend thoshin thoshin çka është kjo nëse e kanë berë qeverinë me Listën Serbe pse na mos me rrëzu me Listën Serbe. Me i dëgju ata atëherë sot skishim pas ushtri, skish as taksë, sot skishim as ligj për mbrojtjen e konsumatorit, as ligj të Prishtinës, as Pallat të Rinisë për qytetarët”, ka deklaruar Sejdiu për Insajderin.

Sejdiu është shprehur se janë të padrejta cilësimet si patericë e pushtetit, përderisa sipas tij ka qenë PSD ajo që ka ndikuar në përmirësimin e jetës së qytetarit. Ai përmendi përmendi formimin e Ushtrisë, vendosjen e taksës, ligjin për Prishtinën etj…