Sekuestrohen aparatura për prodhimin e kriptovalutave në Dobrajë të Lipjanit

Policia në fshatin Dobrajë të Lipjanit sot i ka sekuestruar disa aparatura për prodhimin e kriptovalutave.

Në njoftimin e policisë, thuhet se për të realizuar operacionin e bastisjes ishin ftuar edhe zyrtarët e Doganës.

Tutje, theksohet se rastin e procedojnë tutje zyrtarët e Doganës, të cilët i kanë sekuestruar edhe aparaturat.