Selimi: Fjala “koti” s’është gjuhë jo parlamentare, nuk mund të na përjashtoni

Kreu i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i ka dalë në krah deputetit Artan Abrashi, i cili u kërkua nga LDK’ja që të përjashtohet nga seanca për arsye se ju referuar Qeverisë Hoti si “Qeveria koti”.

Selimi ka thënë se fjala “koti” nuk është gjuhë jo parlamentare.

Ai ka shtuar se askush nuk mund të vendosë që deputetë të LVV’së të dalin nga salla.

“Fjala “koti” nuk është gjuhë jo parlamentare, deputeti Abrashi foli shumë mirë, e inkurajoj që të vazhdojë si ka nisë. Edhe unë mendoj që qeveria aktuale, ilegale, është Qeveri Koti. Sa herë të reagoni do të ua përsërisim kotësinë tuaj, as të duhet të ju shkojë në mend që mund të qitni deputetë të LVV’së nga salla. Harrojeni. Harrojeni”, ka thënë Selimi.