Në mesin e të infektuarve në Vushtrri janë edhe dy punëtorë shëndetësor

Tri raste të reja me Covid-19 u konfirmuan sot në Vushtrri, ku në mesin e tyrë është një punëtor shëndetësor të Kujdesit Paresor dhe 1 punëtor shëndetësor të Spitalit “Sheikh Zayed” të qytetit.

Po ashtu rasti i tretë është rast kontakti.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri përmes një postimi në Facebook.

“Po vazhdohet me gjurmim dhe testim të kontakteve, situata është nën kontrollë dhe nuk ka vend për panik. Do të dalim faqebardhë e fitues bashkë edhe kësaj radhe”, ka thënë Tahiri.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë

Sot janë bërë 40 testime nga kontaktet e rasteve të Studimes ku kane rezultuar 3 raste pozitive me Covid 19. Fatkeqesisht kemi një punëtor shëndetësor të Kujdesit Paresor dhe 1 punëtor shëndetësor të Spitalit “Sheikh Zayed” të qytetit. Rasti i trete eshte rast kontakti po ashtu.

Po vazhdohet me gjurmim dhe testim të kontakteve, situata është nën kontrollë dhe nuk ka vend për panik.
Do të dalim faqebardhë e fitues bashkë edhe kësaj radhe.

Ju lutem rrini ne shtëpi, mbajeni distancën dhe mos vizitoni institucionet komunale dhe ato shëndetësore pa pasur urgjencë mjekësore.
Ne duhet të përshtatim sjelljen dhe kulturën e sjelljes me virusin, duke mbajtur distancën dhe duke mbajtur maska.

I juaji
Xhafer Tahiri