Selimi: Uniteti është e vetmja gjë që kërkohet nga SHBA-ja, Gjermania dhe Franca

Selim Selimi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Frontal T7 ka deklaruar se duhet unitet në dialogun me Serbinë.

Negociatat e dialogut do të uddëhiqen nga kryeministri Hoti, për shkak të venidimit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe ai vendos për formatin e takimit, d.m.th. për formimim e delagacionit pjesëmarrës.

Selimi tregoi se kryeminstri i vendit, Avdullah Hoti, ende nuk ka vendosur se kush do të jetë pjesë e këtij delegacioni. Mirëpo, ai beson se gjatë ditëve në vijim ky format do të jetë i qartë.

“Mendoj që ky debat i cli u hap, ka qenë i shëndosh dhe do t[ reflektojë në arritjen e këtij uniteti. E ky unitet është e vetmja gjë që kërkohet edhe nga partnerët e SHBA-së, nga Gjermnia dhe Franca.
Ky partneritet dhe ky unitet është i domosdoshëm që ne ta kemi një zë, qoftë në Uashington qoftë në Bruksel”, ka thënë Selimi.