Selmanaj: Më në fund edhe Kurti e pranon që sanksionet po e dëmtojnë Kosovën

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka deklaruar se janë bërë 70 ditë qëkur Kosovës i janë vendosur anksionet nga Bashkimi Evropian.

Ai shkruan në Facebook se “Më në fund edhe Albin Kurti e pranon që sanksionet po e dëmtojnë Kosovën financiarisht dhe politikisht”.

Po i dëmtojnë agjencitë tona shtetërore dhe bizneset e Kosovës. Mirëpo ajo çka Kurti po fshehë është se pas 24 viteve Kosova PËR HERË TË PARË, ndëshkohet me sanksione nga bota demokratike dhe aleatët tanë, edhe kjo ndodh për shkak të tij dhe gjatë qeverisjes së tij”, shtoi Selmanaj.