Serbët në veri nuk guxojnë të blejnë mallra të Kosovës

Të dalësh në veri të Mitrovicës sot të lë përshtypjen që është ditë e diel.

Rrugët janë të qeta me pak njerëz që lëvizin. Edhe sot, atje ka vazhduar bojkoti, duke mos hapur asnjë lokal, as ata elementarë, në shenjë proteste për taksën 100 përqind që Qeveria e Kosovës i ka vënë mallrave nga Serbia.

Ata pak qytetarë që lëviznin, prapa kamerave i kanë thënë KosovaPress-it se krejt kjo gjendje është politike, për të cilën më as nuk po duan të flasin.Ata kanë thënë që nuk blejnë produkte të shqiptarët, dhe se janë furnizuar me gjëra elementare kur kanë marrë vesh se do të mbyllen të gjitha dyqanet. Në veri po synohet të paraqitet një gjendje jo e mirë për qytetarët, përmes asaj që po e quajn “krizë humanitare”, duke provuar të thuhet që nuk kanë më me çka të furnizohen, pas ndalesës që po u bëhët mallërve nga Serbia.

Dje, Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me bizneset kosovare ka derguar kamionë me gjësende në veri. Ministria e Tregtisë ka deklaruar se do të ketë pika shitëse në veri, ku qytetarët serb do të mund të furnizohen me gjërat elementare. Por, pikat shitëse kanë qëndruar të hapura në veri sot vetëm tre orë.

Nga Ministria eTregtisë dhe Industrisë kanë deklaruar se edhe sot në tri komunat e veriut kanë dërguar tri pika shitëse mobile me mallra ushqimore.

Zyrtari për media në këtë Ministri Elhami Ismajli ka thënë se qytetarët e kësaj ane janë furnizuar me ushqime nga këto pika shitëse./Kosovapress