Klinaku i OVL UÇK-së i uron shqiptarëve 28 Nëntorin

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, përmes një statusi në facebook i ka uruar shqiptarëve 28 Nëntorin, shkruan Fokusi.info.

Statusi i plotë i tij:

Më 28 nëntor të vitit 1443, Gjergj Kastrioti
Skënderbeu ngriti flamurin në kalanë e Krujës.

Më 28 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë dhe shpalli Pavarësinë e Shqipërisë, që shënon edhe Pavarësinë e kombit shqiptar.

Dalja publike e UÇK-së, më 28 nëntor të vitit 1997, në ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, shënoi një etapë të re, për të shkruar historinë më të re.

Në këtë nëntor të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Pavarësisë së Shqipërisë, Ditës së Flamurit, Ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari, daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përballemi me sfida e padrejtësi, por kemi arsye të festojmë për të arriturat si komb.

Edhe pse të ndarë, 28 nëntori është dita që na bashkon si shqiptarë.

Me këtë rast, OVL e UÇK-së, i përcjell çdo shqiptari urimet më të përzemërta për festat e Nëntorit.