Serbët vendosin tjetër barrikadë në veri, pretendojnë se po mbrohen nga Njësitë Speciale

Serbët kanë vendosur një tjetër barrikadë mbrëmjen e sotme në veriun e Kosovës përkatësisht Zubin Potok. Sipas mediave serbe, banorët e zonave me shumicë serbe kanë thënë se kjo barrikadë e re është vendosur për siguri të qytetarëve për shkak të njësive Speciale të Policisë së Kosovës.

Në anën tjetër kujtojmë faktin se Gabriel Escobar, Zëvendës-Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit ka deklaruar se është çështje ditësh kur barrikadat do të hiqen./Fokusi.info/