Serbia, Bosnja dhe Rusia refuzojnë futbollin me Kosovën

UEFA ka vendosur që nëse Kosova ndeshet me Serbinë, Bosnjën ose Rusinë, ekipi nuk do të luajë as si mik në vendin e tyre, as si vendas në Kosovë.

Eroll Salihu, Sekretar i Përgjithshëm i FFK ka thënë për Radio Europa e Lirë se vendimi i UEFA-s është që nëse arrijnë në fazën e eliminatoreve, ose në finale, këto ndeshje do të luhen në terrene neutrale.

Këto rregulla do të vlejnë për ndeshjet para fazës finale, pasi më pas, takimet nuk do të shmangeshin dot.