Serbia heq shkallën e “gatishmërisë më të lartë ushtarake”

Serbia ka hequr shkallën e gatishmërisë së lartë ushtarake, që e kishte shpallur më 26 dhjetor.

Me justifikimin e “gjendjes së komplikuar” në veriun e Kosovës, Serbia ka rritur gatishmërinë e ushtrisë së saj.

Kjo vjen pas deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq i cili e ka paralajmëruar mbrëmë në orët e vona, heqjen e barrikadave në veri, pas takimit me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

Vuçiq tha se heqja e barrikadave në veri të Kosovës do të nisë mëngjesin e së enjtes.

Ai tha paraprakisht, se janë dhënë garanci se kërkesat e serbëve për heqjen e barrikadave do të plotësoheshin.