Kurti: Kushtetuesja nëse dëshiron që t’i nxjerrë vetes punë, e ka shumë kollaj – Pra nëse ia mban anën presidentit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sonte në RTSH ka thënë se nëse Gjykata Kushtetuese dëshiron t’i nxjerrë vetes punë, atëherë ia mban anën presidentit sa i përket çështjes së mandatarit.

‘’S’mund të ketë zgjidhje tjetër, përpos zgjedhjeve të reja. Kushtetuta nuk është si ajo e Italisë e Gjermanisë. Kushtetuesja nëse dëshiron që t’i nxjerrë vetes punë, e ka shumë kollaj. Ajo do të vijë në kundërshtim me vetveten, përveç se me Kushtetutën në çfarëdo solucionesh tjera nëse do të mbante anën e presidentit’’, ka thënë Kurti.

‘’Është në pyetje edhe vet gjykata kushtetuese si e tillë lidhur me këtë çështje”.