Serbia kërkon ndryshime në deklaratën përfundimtare nga Tirana, nuk pranon që Kosova të quhet shtet

Sot në Tiranë po mbahet samiti i parë Ukrainë-Evropa Juglindore, në të cilin merr pjesë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe siç mëson Novosti, Serbia është i vetmi vend që do të kërkojë ndryshime në tekstin e deklaratës që duhet të miratohet. Nuk dihet ende se si do të jetë teksti i deklaratës.

Serbia kërkon që të fshihet deklarata që kërkon vendosjen e sanksioneve kundër Federatës Ruse, të fshihet pjesa që Federata Ruse ka ‘ndikim keqdashës’ në vendet e rajonit, që në tekst të mos shkruhet “Vendet” por “6-shja e Ballkanit Perëndimor” sepse, siç ishte paralajmëruar se Serbia nuk do ta quajë Kosovën shtet.

Pjesëmarrësit e tjerë pajtohen me tekstin e propozuar të deklaratës.

Presidentja e Moldavisë Maja Sandu, presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq, kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç, presidenti i Maqedonisë së Veriut Steve Pendarovski, presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, si dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Borjana Kristo po marrin pjesë në samit.