Sërish lëkundje të forta të tokës në Shqipëri

Janë ndjerë sërish lëkundje të forta tërmeti në Tiranë.

Termeti me magnitudë 4.3 ballë ra pak minuta më parë.

Thellësia ishte 5 km dhe kishte epiqendër Vorën.

Tërmeti ra në distancë 25 km në veriperëndim të Tiranës dhe veriperëndim 16 km nga Vora.

Ndërkohë një tjetër tërmet me magnitudë 3.2 ballë u ndje rreth orës 07:43 të mëngjesit të sotëm.