Sërish lëkundje të tokës ndjehen në Shqipëri

Është duke u raportuar edhe për një tërmet që ka ndodhur para pak çastesh në Shqipëri.

Ky tërmet është 2.9 shkallë të Rihterit. Ai është dëgjuar në Tiranë dhe në Mamurras.

Ky nuk është tërmeti i vetëm që ka ndodhur në paraditen e sotme. Rreth orës shtatë të mëngjesi është ndjerë një tërmet tjetër i shkallës prej 2.5 shkallësh.

Ndërsa nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë më 26 nëntor ka shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe ka lënë të vdekur 40 persona.