Serwer: Marrëveshja Kosovë-Serbi do të përfundojë me njohje të ndërsjellë

Analisti amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, vlerësoi se Shtëpia e Bardhë është duke dhënë vetëm një stimulim në dialogun Kosovë-Serbi.
“Nuk kam parë ndonjë angazhim, do të ketë shpërblime dhe çmime, nëse arrihet ndonjë marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, tha Serwer për RTK.
Sipas tij çmimi do të jetë nënshkrimi i marrëveshjes dhe pritja në Shtëpinë e Bardhë.
“Unë jam optimist për një marrëveshje të mundshme, por unë ende nuk shohë ndonjë zgjidhje të qartë për anëtarësimin e Kosovës në OKB. Marrëveshje do të kishte njohje dhe shkëmbim të ambasadorësh, por për anëtarësimin në OKB, nuk e shoh tani për tani, për shkak të Rusisë”, tha ai.
Serwer thotë se marrëveshja është se Serbia duhet ta heq Kosovën në rrugën e saj për BE-së.
“Nuk do të ketë humbës apo fitues, do të jetë fitimtare për të dy vendet. Zgjidhja do të jetë njohje e ndërsjellë dhe dërgimin e ambasadorëve. Do të jenë shumë detale. Është vështirë të parashihen se çfarë detalesh do të jenë. Nuk do të jetë marrëveshje e thjeshtë. Pika përfundimtare është se duhet të zgjidhet çështja e njohjes së ndërsjellë ndërmjet dy shteteve.