Sfeçla: Albin Kurti mund të kandidojë për deputet

Xhelal Sveçla thotë se Albin Kurti do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e parakohshme. Thotë se një gjë e tillë nuk i ndalohet me vendimin e Kushtetueses, vendim që rrëzoi qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

“Ende nuk kemi marrë vendimin e plotë të Kushtetueses. Me infot aktuale që kemi, do të mund tu thioja qytetarëve Albini do të mund të kandidojë”, tha Sveçla në emisionin ‘DPT te Fidani” në T7.

“Këtë po e them në bazë të analizës që kanë bërë ekipet tona në Lëvizjen Vetevendosje. Unë nuk jam jurist, por ekipet tona që janë me të vërtetë të mrekullueshme në këtë fushë kanë bërë analizën e duhur dhe tashmë mund të deklarojmë të qetë se në bazë të rregullativës aktuale Albin Kurti dhe të tjerët që citohen aty nuk mund të ndalen nga konkurrimi dhe fitimi i mandatit”, tha Sveçla.