Humbi në det tre ditë më parë tek ‘Rana e Hedhun’, gjendet trupi i pajetë i 18-vjeçarit nga Kruja

Gjendet nga peshkarexhat e peshkimit trupi i pajetë i 18 vjeçarit nga Kruja që u mbyt të dielën në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Bëhet fjalë për 18-vjeçarin me inicialet E.M.

I riu kishte shkuar së bashku me familjen për të kaluar fundjavën kur ka humbur kontaktet dhe është mbytur në det. Për gjetjen e trupit të tij u angazhuan policia kufitare dhe polumbarët e forcave RENEA por kërkimet nuk dhanë rezultat.

Kujtojmë se kjo verë ka patur disa raste ku janë mbytur apo ku kanë rrezikuar të mbyten pushuesit.