Shala i PDK-së tregon se si e mbrojti UÇK-ja minierën e Trepçës nga plaçkitja

Ish-drejtori i minierës së Trepçës, Ferat Shala ka treguar se gjiganti industrial kosovar i kishte mbijetuar plaçkitjes fal Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në javën e minatorëve, deputeti i PDK-së ka thënë se Zona Operative e Shalës e kishte mbrojtur Trepçën heroikisht.

“Kur ne morrëm menaxhimin e Trepçës, e gjetëm në gjendje të mjerueshme Muzeun e Kristaleve, me rreth 1800 ekzemplare të pa sistemuara dhe në gjendje të mjerueshme të mirëmbajtjes.
Objekti ishte para rrënimit.
Kështu siç ishte, i kishte mbijetuar plaqkitjes së okupatorit falë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zona Operative e Shalës, që e kishte mbrojtur heroikisht. Ne investuam duke ndërtuar muzeun e ri, regjistruam, dixhitalizuam dhe sistemuam të gjithë ekzemplarët në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ne ndryshuam ligjin, dhe me ligj Muzeun e Kristaleve Trepça e bëmë aset shtetëror, të çasshëm për shkencën, kulturën dhe vizitorët e jashtëm” shkruan Shala në postim.