Tërmeti i fundit, zonjës në publik i bie të fikët në “Open”

Tërmeti me magnitudë 4.5 që ra pak më parë krijoi panik edhe në studiot e Top Channel.

Në studion e “Open” një nga zonjave të publikut i ra të fikët pas lëkundjeve/

Në një moment derisa moderatorja Eni Vasili fliste me ministrin Klosi nga Durrësi, në studio është ndjerë tërmeti dhe për një moment është krijuar panik në studio.

“Tërmet, tërmet…”, tha moderatorja drejpërdrejt. Ndërkaq më pas një zonjë që ishte pjesë e publikut në emision pati problemi dhe gati sa nuk i ra të fikët.

Por, mësohet se tashmë është mirë.