Shala: Kurti po i mashtron të gjithë – popullin tonë, BE-në dhe Amerikën

Endrit Shala i Nismës, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po tenton të mashtrojë popullin e Kosovës edhe me planin për taksën ashtu sic tha ai, ‘qysh e ka mashtruar ndër vite me shumë gjëra’. Ai tha se tani Kurti, po tenton ‘ta mashtrojë edhe BE-në dhe Amerikën’.

“I shoh si tendenca për të mashtruar BE-në dhe mikun tonë më të madh, Amerikën, sepse të gjithë e dinë se ti ke tentuar të mashtrosh popullin e Kosovës me Rambujenë, me pakon e Ahtisarit dhe me gjithcka të mirë për popullin tonë. Por tash nuk është koha për të mashtruar as popullin e Kosovës, e as miqtë ndërkombëtarë, e në vecanti mikun më të madh të Kosovës, Amerikën”, ka thënë Shala.