SHBA do t’i dhurojnë Kosovës vaksina kundër COVID-19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i dhurojnë Kosovës një numër të konsiderueshëm vaksinash kundër COVID-19.

Presidentja Vjosa Osmani, përmes një statusi në “Facebook”, ka bërë të ditur se presidenti i ShBA-së, Joe Biden, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së saj për ndarjen e vaksinave për Kosovën.

Osmani nuk ka bërë të ditur se cila do të jetë shuma e vaksinave, por shton se njoftimi zyrtar i sotëm është NJË tjetër dëshmi e mbështetjes së palëkundur që Kosova  gëzon historikisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.