ShBA e BE u zhgënjyen për targat, Kurti: Ata janë zhgënjyer me Vuçiqin

Sot serbët kanë marrë vendim që t’i braktisin institucionet e Kosovës, e pas kësaj pati reagime të shumta e padyshim edhe nga kryeminstri Kurti, shkruan Periskopi.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Kurti iu kërkoj serbëve që mos t’i braktisin institucionet e Kosovës sepse sipas tij në këtë mes ” krejt diçka tjetër është pytje”.

“Mos i bojkotoni ose braktisni institucionet e Kosovës. Ato na shërbejnë të gjithë neve, çdonjërit prej jush. Mos bini pre e manipulimeve politike dhe lojërave gjeopolitike. Le t’i përmbahemi të gjithë bashkë vlerave demokratike dhe evropiane të sundimit të ligjit, të të drejtave dhe lirive të njeriut e të pakicave, pluralizmit politik”, ka shkruar Kurti nër të tjera.

Kryeminstri Kurti as që bëri zë kur Amerika dhe BE dolën hapatazi dhe thanë që janë zhgënjyer me Qeverinë Kurti, por sot i pari i shtetit tha se amerikanët janë të zhgënjyer me presidentin e Serbisë, pasi ka gënjyer.

“Është e qartë se për çfarë bëhet fjalë: presidenti i Serbisë ka gënjyer dhe ka zhgënjyer amerikanët dhe evropianët; ai shumë shpesh takon dhe koordinohet me ambasadorin rus në Beograd. Serbia duke mos qenë vend demokratik po bëhet vegël e Kremlinit. Po ashtu, duket që ish zëdhënësi i partisë së Milosheviqit, tash ministër i jashtëm i Serbisë, është më i pushtetshëm sesa ish ministri i informatave të Milosheviqit, tash presidenti i Serbisë. Kjo është betejë personale e tyre për pushtet, as për qytetarët dhe as për shtet”, ka shkruar sot Kurti.

Kujtojmë se ShBA dhe BE kanë deklaruar se janë zhgënjyer me Qeverinë Kurti për mos zbatimin e kërkesës së tyre që afati për targat të shtyhej 10 muaj.