SHBA jep miliarda dollarë amerikanë për ushtrinë izraelite

Presidenti amerikan, Joe Biden është vënë përballë pyetjeve nga ana e Kongresit në lidhje me shumat e majme të parave që Uashingtoni ofron për Izraelin.

Senatori Bernie Sanders tha se SHBA duhet të mbajë një qëndrim të ashpër sa u takon shpenzimit të parave, sidomos në këtë periudhë pandemie.

Por si i shpenzon SHBA paratë dhe sa jep në formë ndihme për Izraelin? Vetëm për vitin 2020, SHBA ka dhënë 3.8 miliardë dollarë pjesë e një ndihme afatgjatë për Izraelin, sipas një marrëveshjeje të nënshkruar nga Presidenti Obama. Pothuajse e gjithë kjo shumë shkon si ndihmë ushtarake.

Mbështetja u sigurua si pjesë e një pakti që Barack Obama firmosi në 2016-ën për një paketë prej 38 miliardë dollarësh që SHBA do të ofrojë si ndihmë për Izraelin deri në vitin 2028.

Po, Obama nuk ishte i pari që rriri ndihmën financiare për Izraelin. Nga 1999 deri në 2008, nën Presidencën e George Bush ndihma ishte rreth 22 mld dollarë, për t’u rritur në 30 mld dollarë në 2009-2018 dhe për të shkuar në 38 mld dollarë nga 2017 deri në 2038.

Ndihmën e dhënë Izraeli e përdor kryesisht për qëllime ushtarake. Në vitet e kaluara, duke blerë avionë, apo teknologjinë ushtarake amerikane, si dhe duke investuar në teknologjinë ushtarake vendase.

Gazeta shqip