SHBA me deklaratë dy ditë para protestës së opozitës

Dy ditë para protestës, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë porosit qytetarët e saj që jetojnë në vendin tonë që të shmangin lëvizjen në zonat ku do të protestohet.

“Një demonstratë e madhe pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit më 2 qershor 2019, duke filluar rreth orës 19:00. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur. Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur kanalet e ujit dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane drejtuar shtetasve amerikanë.

Sipas ambasadës pikat e grumbullimit përfshijnë, ndërtesën e Parlamentit, Kryeminsitrinë dhe ndërtesa të tjera qeveritare, por nuk kufizohen vetëm në to.

“Personeli dhe anëtarët e familjeve janë udhëzuar të mënjanojnë gjithë pikat dhe zonat e grumbullimit ku protestat do të ndodhin së shpejti ose janë duke u zhvilluar”, thekson ambasada e SHBA.

“Veprimet që duhet të ndërmarrin shtetasit amerikanë janë shmangia e grumbullimeve të mëdha dhe fushat ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi.Të jenë të vetëdijshëm për vendin ku ndodhen. Të monitorojnë mediet lokale për përditësime. Të mbajnë një profil të ulët”, shton ambasada amerikane.