SHBA/ Shqipëria bashkëhartuese për çështjen e Ukrainës, Rama sot në Këshillin e Sigurimit

Kryeministri Edi Rama ndodhet në SHBA me rastin e nisjes së mandatit të Shqipërisë në Këshillimit të sigurimit të OKB. Sot kryeministri do të marrë pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në vizitën e tij të nisur dje, Rama do të ketë një takim me sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken. Ky takim i Ramës do të zhvillohet nesër dhe vjen pas vendimit se SHBA dhe vendi ynë të jenë bashkëpenëmbajtës të çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë një konference për shtyp disa ditë më parë kryeministri Rama bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara kanë zgjedhur Shqipërinë si bashkëhartuese të qëndrimeve për çështjen e Ukrainës, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Që prej fillimit të këtij viti Shqipëria është anëtare jo e përhershme në këtë Këshill. Për Ramën përgjedhja e Shqipërisë është një përgjegjësi e re dhe shumë e madhe, por dhe konfirmim i një pozite tjetër të vendit në arenën ndërkombëtare.

Shqipëria do të jetë një partnere e veçantë e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit, për çështjen ndoshta më të nxehtë botërore të momentit, gjë e cila sipas Ramës është një vlerësim për qëndrimet dhe rolin që asaj i takon të luajë. Me pozicionin e saj si anëtar jo i përhershëm marrëdhëniet më Shtetet e Bashkuara, siç theksoi ai kanë marrë një dimension të ri, i cili pasurohet dhe me këtë fakt të ri. “Krijimi i këtij çifti SHBA dhe Shqipëri në Këshillin e Sigurimit për të qenë bashkëpenëmbajtës të çështjes së Ukrainës është ndërmarrë për të garantuar një angazhim aktiv dhe të vazhdueshëm me nisma konkrete që të dyja vendet tanimë partnerë të ngushtë në këtë proces do të ndërmarrin”.