SHBA urdhëron qytetarët e saj në Bjellorusi: Largohuni menjëherë nga ai shtet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar qytetarëve të saj që të largohen nga Bjellorusia.

Në një mesazh të postuar në faqen zyrtare të ambasadës amerikane thuhej se “qytetarët amerikanë në Bjellorusi duhet të largohen menjëherë”.

Thirrja vjen pasi shumë vende, përfshirë Lituaninë, mbyllën pikat kufitare me Bjellorusinë, një aleat i vendosur i Vladimir Putinit.

“Konsideroni të niseni përmes pikave kufitare të mbetura me Lituaninë dhe Letoninë, ose me aeroplan” shkruhet në thirrjen e ambasadës amerikane.

SHBA gjithashtu paralajmëroi qytetarët që të mos udhëtojnë në Bjellorusi, për shkak të mbështetjes që Minsku i ka dhënë pushtimit rus të Ukrainës dhe faktit që ka aftësi të kufizuar për të ndihmuar njerëzit që jetojnë ose udhëtojnë atje.

Ndër të tjera janë paralajmëruar ata që udhëtojnë drejt Bjellorusisë, sipas ambasadës ata personat nuk duhet të mbështeten te qeveria e SHBA për ndihmë.

Katër pika kufitare me Lituaninë mbeten të hapura, ndërsa qeveria – së bashku me Poloninë dhe Letoninë – kanë thënë se mbylljet mund të vijojnë më tej.