KQZ: 888 qendra të votimit në mbarë Kosovën, më 14 shkurt

0
50

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në vend ka miratuar listën e qendrave të votimit, për zgjedhjet e parakohshme të cilat do të zhvillohen me 14 shkurt.

Në zgjedhjet e përgjithshme do të jenë 888 qendra të votimit në mbarë Kosovën.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi.

“KQZ-ja ka miratuar listën e qendrave të votimit, në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit më 14 shkurt. Do të jenë gjithsej 888 qendra të votimit, që do ta hapen në ditën e zgjedhjeve”, tha ai.