Shefi i diplomacisë kroate viziton Kosovën, takohet me Kurtin, Osmanin dhe Gërvallën

Sot në Kosovë do të qëndrojë për vizitë zyrtare ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë, Gordan Grlic-Radman.

Fillimisht ministri kroat do të pritet nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla me të cilën do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për media.

Ndërsa në ora 10:00, shefi i diplomacisë kroate do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani.

Pas takimit me Osmanin dhe Gërvallën, kryediplomati kroat do të pritet edhe nga kryeministri Albin Kurti.

Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit. Ndërsa pas takimit do të ketë një komunikatë për media.