Shefi i EULEX-it reagon pas dorëheqjes së tre policëve të rinj serbë

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, është shprehur i shqetësuar me largimin e tre pjesëtarëve të rinj të komuniteti serb nga Policia e Kosoëvs.

Ai ka thënë se EULEX-i po i ndjek nga afër këto zhvillime shqetësuese.

Barbano në Twitter ndër të tjera ka thënë se “përbërja e policisë duhet të pasqyrojë dhe përfaqësojë shoqërinë të cilës i shërben dhe mbron”.

“Anëtarët joshumicë të PK-së mund të kontribuojnë në sigurinë e komuniteteve të tyre përmes policimit të orientuar nga komuniteti. Misioni është i përkushtuar të mbështesë përpjekjet e PK-së që synojnë zhvillimin e policisë efektive, efikase, përfaqësuese dhe të përgjegjshme në fushëveprim.” – thuhet në reagimin e tij.

Kujtojmë se në konkursin e fundit të Policisë së Kosovës ishin pranuar 45 pjesëtarë të rinj nga komunitetit serb.

Menjëherë pas marrjes së detyrës zyrtare, këta pjesëtarë ishin cak i një fushate të egër linçuese nga disa faqe serbe.