Shefi i kabinetit të kryetarit të Preshevës ka prodhuar dosje të krimeve të luftës për kosovarët në Serbi

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi në kabinetin e tij po mban edhe persona që janë bashkëpunëtor të Prokurorisë serbe për Krime Lufte e udhëhequr nga juristë të regjimit të Milloseviqit, shkruan Gazeta Metro.

Arifi si shef të Kabintetit e pati emëruar Visar Mehmetin në vitin 2018, personin i cili në vitin 2008 kishte filluar të punonte në Organizatën Joqeveritare Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut, me seli në Beograd, ku ka punuar si koordinator për Jug të Serbisë.

Metro ka mësuar se Mehmeti gjatë kësaj periudhe është marrë me prodhimin e dosjeve për krimet e luftës në Kosovë për Prokurorinë e Krimeve të Luftës në Beograd.

Nuk dihet se cila qëndron prapavija pas emërimit të Visar Mehmetit si shef i Kabinetit nga Shqiprim Arifit.

Kujtojmë se edhe Shqiprim Arifi është akuzuar disa herë si bashkëpunëtorë i afërt i grupeve të interesit të presidentit serb, Aleksandar Vucic.

Gazeta Metro në vijim do të sjell edhe dosjet e përgatitura për gjëja se ‘krimet e luftës që i kanë bërë kosovarët’./gazetametro.net