570 persona që punuan për zgjedhje ankohen se ende nuk janë paguar

Rreth 570 persona që u angazhuan nga Komisioni Qendror Zgjedhor, në raundin e dytë të zgjedhjeve nuk morën pagesën për punën e tyre.

Këta thonë se është hera e parë që përballen me diçka të tillë, meqë ndërvite kanë bashkëpunuar me KQZ-në, dhe nuk kanë pasur këso problemesh, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq sipas KQZ-së, pagesat janë realizuar me kohë për ata të raundit të parë, ndërkaq në disa raste pagesat nuk kanë mundur të realizohen, kryesisht për shkak të gabimeve në numrat e llogarive, të cilat pas përmirësimeve janë ri-dërguar në Ministrinë e Financave.

Nga ky institucion deklarojnë se njëjtë është vepruar edhe me stafin e angazhuar në raundin e dytë, për të cilët po ashtu pagesa është realizuar me kohë, ndërkaq ata që si morën paratë është si pasojë e gabimeve në të dhëna, të cilat do të shqyrtohen shpejtë.