Shefi i ushtrisë kroate viziton Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, gjenerali Mirko Shundov, gjatë vizitës së sotme në Kosovë, ka zhvilluar takime me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës,Gjeneralin Rrahman Rama, ministrin Rrustem Berisha dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Pas këtyre takimeve të zhvilluara me institucione, Shundov ka bërë vizititë në  Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.